IDENTIFIKOHU

“Nepunesit Civil” ne kuptim te ketij ligji jane ata nepunes te institucioneve te administrates publike te nivelit qendror apo vendor, te cilet ushtrojne autoritetin publik, ne detyra te natyres drejtuese, organizuese, mbikqyrese apo ekzekutuese, percaktuar sipas nenit 11 te ligjit te Statusit te Nepunesit Civil

Hyr Trajnime Pyetje per Trajnim Regjistrohuni
Regjistrohu/Profil  
Albanian English

Në datën 11 maj, Departamenti i Administratës Publike, si institucioni përgjegjës për monitorimin e progresit të Strategjisë Ndërsektoriale të Reformës në Administratën Publike, në Shqipëri (SNRAP) në bashkëpunim me SIGMA/OECD organizuan një tryezë konsultuese me pjesëmarrjen e anëtarëve të Grupit Tematik “Shërbimi Civil dhe SNRAP”, ekspertëve të fushës dhe shoqërisë civile.

Pas prezantimit të rezultateve kryesore të monitorimit të SNRAP për vitin 2022 dhe ecurisë së deritanishme të punës, pjesëmarrësit në tryezë diskutuan fushat prioritare ku do të bazohet strategjia e re e Reformës së Administratës Publike. Gjatë takimit u diskutua gjithashtu edhe mbi sfidat e zbatimit të SNRAP 2015 – 2022, si pikënisje e rëndësishme për përcaktimin e shtyllave dhe masave të strategjisë së re të reformës së administratës publike.

Duke vlerësuar rolin dhe kontributin e të gjithë aktorëve kyç pjesëmarrës në ecurinë e Reformës së Administratës Publike në vend, u theksua rëndësia e një bashkëpunimi të frytshëm me njëri - tjetrin, në përgatitjen e sfidave të procesit të gjatë të integrimit në Bashkimin Evropian.