IDENTIFIKOHU

“Nepunesit Civil” ne kuptim te ketij ligji jane ata nepunes te institucioneve te administrates publike te nivelit qendror apo vendor, te cilet ushtrojne autoritetin publik, ne detyra te natyres drejtuese, organizuese, mbikqyrese apo ekzekutuese, percaktuar sipas nenit 11 te ligjit te Statusit te Nepunesit Civil

Hyr Trajnime Pyetje per Trajnim Regjistrohuni
Regjistrohu/Profil  
Albanian English

Në muajin e tetorit projekti “Qelizat e reja” ka vijuar me fazën e trajnimeve. 25 nëpunësit civilë të administratës publike shqiptare gjatë fazave të ndryshme të programit do të përfitojnë njohuri dhe aftësi se si të trajtojnë në mënyrë efektive sfidat më urgjente të Shqipërisë që dalin nga procesi i anëtarësimit në BE.

Në datat 5 dhe 6 tetor, nëpunësit e rinj civil zhvilluan trajnimin dedikuar aftësive të avancuara në shkrimin administrativ. Nëpërmjet diskutimeve në grup dhe ushtrimeve praktike, pjesëmarrësit analizuan koncepte të ndryshme duke ndarë përvojat e tyre profesionale në Administratën Publike Shqiptare.

Në trajnimin e datave 12-13 tetor ekspertët francezë prezantuan para nëpunësve të programit, perspektivat e tyre në lidhje me kulturën administrative të shteteve anëatare të BE-së. Nëpunësit civilë pjesë të skemës Young Cells u njohën me konceptet teorike në lidhje me kulturën administrative si mekanizmat e kontrollit, rolin e institucioneve vendore, administratën e orientuar drejt vlerave si dhe ndryshimet sociale në shërbimin civil.

Në trajnimin e datës 25 tetor, të përzgjedhurit e projektit ndoqën online trajnimin e organizuar nga ReSPA dhe Instituti i Administratës Publike Franceze (INSP).

Në sesionin informues nëpunësit u njohën me sistemet e ndryshme të administratës publike evropiane, konkretisht në Gjermani, Itali dhe Francë, tre nga katër vendet pritëse ku të trajnuarit e përzgjedhur të programit do të ndjekin praktikën e tyre.

Sesioni online u fokusua në tre raste studimore dhe mbuloi koncepte si: vlera e shtuar e analizës krahasuese, diversiteti i shteteve evropiane, tiparet kryesore të përbashkëta politiko-administrative midis shteteve anëtare të BE-së dhe tipologjitë e shërbimeve civile.

Trajnimet do të vijojnë dhe përgjatë muajve nëntor dhe dhjetor.