Në kuadër të muajit dedikuar grave, me iniciativën e Ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, znj. Adea Pirdeni, në datën 28 mars, Departamenti i Administratës Publike mori pjesë në aktivitetin dedikuar vajzave të punësuara në administratën publike nga thirrjet e ekselentëve.
Gjatë bashkëbisedimit me nëpunëset vajza, u diskutua roli, fryma e re dhe energjizimi që ekselentet e punësuara gjatë viteve të fundit kanë sjellë në ambientet e institucioneve të administratës publike.
Në këtë takim, u theksua nevoja e përmirësimit të proceseve të punës, trajnimet për zhvillimin e aftësive profesionale, zhvillimi i karrierës, modernizimi i shërbimeve publike dhe transformimi digjital i administratës publike.
Vajzat folën për rrugëtimin e tyre në administratë si dhe dëshirën për t’u zhvilluar më tej në karrierën e tyre profesionale. Që prej vitit 2019, falë thirrjeve të ekselencës, në shërbimin civil punojnë 387 vajza.