IDENTIFIKOHU

“Nepunesit Civil” ne kuptim te ketij ligji jane ata nepunes te institucioneve te administrates publike te nivelit qendror apo vendor, te cilet ushtrojne autoritetin publik, ne detyra te natyres drejtuese, organizuese, mbikqyrese apo ekzekutuese, percaktuar sipas nenit 11 te ligjit te Statusit te Nepunesit Civil

Hyr Trajnime Pyetje per Trajnim Regjistrohuni
Regjistrohu/Profil  
Albanian English

Në datat 3 – 4 prill, stafi i Departamentit të Administratës Publike mirëpriti në stendën e tij në “Panairin e Punës dhe Aftësive 2024” rreth 200 të rinj të interesuar për mundësitë e punësimit në shërbimin civil.

Përgjatë dy ditëve të panairit të zhvilluar në ambientet e Pallatit të Kongreseve, DAP infomoi për vendet vakante aktive gjatë muajit prill, ato që priten të publikohen në vazhdim, si dhe rreth procedurave të rekrutimit në shërbimin civil.

Nëpërmjet broshurave të përgatitura enkas për panairin, të interesuarit u informuan për pozicionet vakante me dhe pa eksperiencë pune në institucione të ndryshme qendrore apo varësie, si dhe për fushat e tyre të arsimit.

Stenda e DAP u vizitua nga Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, znj. Adea Pirdeni, drejtori i Departamentit të Administratës Publike, znj. Enkela Dudushi si dhe nga organizatorët e panairit, të cilët ftuan të rinjtë të bëhen pjesë e administrates publike duke aplikuar online në faqen zyrtare të DAP.

Panairi i organizuar nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Ministria e Arsimit dhe Sportit, Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive, në bashkëpunim me Dhomën Kombëtare të Tregtisë dhe Industrisë, me qëllim nxitjen e punësimit dhe rritjen e aftësive profesionale te të rinjtë, përmbylli me sukses edicionin e tij të 15-të, me mbi 500 biznese që ofruan mbi 2 mijë vende të lira pune.