IDENTIFIKOHU

“Nepunesit Civil” ne kuptim te ketij ligji jane ata nepunes te institucioneve te administrates publike te nivelit qendror apo vendor, te cilet ushtrojne autoritetin publik, ne detyra te natyres drejtuese, organizuese, mbikqyrese apo ekzekutuese, percaktuar sipas nenit 11 te ligjit te Statusit te Nepunesit Civil

Hyr Trajnime Pyetje per Trajnim Regjistrohuni
Regjistrohu/Profil  
Albanian English

Në datën 29 prill, Departamenti i Administratës Publike me kënaqësi iu bashkua ftesës së Universitetit Polis, në Panarin e Karrierës 2024.

DAP njohu studentët e interesur me mundësitë e punësimit në administratën publike, pozicionet vakante të publikuara në faqen zyrtare, www.dap.gov.al, shpalljet që do të publikohen përgjatë këtij viti sipas fushave përkatëse për të cilat administrata do të ketë nevojë, procedurat e rekrutimit në shërbimin civil etj.

Përfaqësues të DAP prezantuan gjithashtu me detaje mënyrën e aplikimit online, duke ju përgjigjur dhe dhënë informacion të plotë mbi çdo pyetje të studentëve të cilët shprehnin interesin e tyre në stendën e Departamentit të Administratës Publike. 

DAP do të mbështesë dhe do të jetë gjithmonë në gatishmëri për të bashkëvepruar me universitetet dhe për të përmirësuar qasjen e të rinjve ndaj mundësive të punësimit në administratën publike.