IDENTIFIKOHU

“Nepunesit Civil” ne kuptim te ketij ligji jane ata nepunes te institucioneve te administrates publike te nivelit qendror apo vendor, te cilet ushtrojne autoritetin publik, ne detyra te natyres drejtuese, organizuese, mbikqyrese apo ekzekutuese, percaktuar sipas nenit 11 te ligjit te Statusit te Nepunesit Civil

Hyr Trajnime Pyetje per Trajnim Regjistrohuni
Regjistrohu/Profil  
Albanian English

Në datën 5 prill, stafi i Departamentit të Adminstratës Publike dhe institucione të tjera të administratës shtetërore ndoqën trajnimin me temë: “Transformimi Digjital i Punës në Administratën Publike - Inteligjenca Artificiale Gjenerative”.

Gjatë fjalës përshëndetëse, Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, znj. Adea Pirdeni, tha se trajnimi do t’ju shërbejë punonjësve të administratës publike të njihen me bazat e platformave të AI si: ChatGPT, Gemini dhe Copilot.

Inteligjenca artificiale po revolucionarizon mënyrën se si i qasemi punës, tha ministrja, por gjithmonë duhet të udhëhiqemi nga përgjegjshmëria dhe përdorimi etik.

Trajnimi u organizua nga Ministria e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin në bashkëpunim me Agjencinë e Inovacionit dhe Ekselencës, në kuadër të shndërrimit të administratës publike duke përdorur teknologjinë inovative për të rritur efikasitetin, produktivitetin dhe transparencën në përditshmërinë e punës në administratën publike.