IDENTIFIKOHU

“Nepunesit Civil” ne kuptim te ketij ligji jane ata nepunes te institucioneve te administrates publike te nivelit qendror apo vendor, te cilet ushtrojne autoritetin publik, ne detyra te natyres drejtuese, organizuese, mbikqyrese apo ekzekutuese, percaktuar sipas nenit 11 te ligjit te Statusit te Nepunesit Civil

Hyr Trajnime Pyetje per Trajnim Regjistrohuni
Regjistrohu/Profil  
Albanian English

Me fokus planin e rienergjizimit dhe transformimin e mëtejshëm të administratës publike, Ministrja e Shtetit për Administratën Publike, znj. Adea Pirdeni zhvilloi një takim me profesionistë të administratës publike dhe kabineteve që janë rikthyer përgjatë viteve nga përvojat studimore dhe profesionale jashtë Shqipërisë për të kontribuuar në sektorin publik. 

Duke folur për reformën e pagave e cila do të shtrihet edhe përgjatë këtij viti, ministrja tha se, plani i transformimit do të vijojë me ritme të shpejta, duke vendosur theksin tek meritokracia dhe modernizimi, si kushte të domosdoshme për të tërhequr gjithnjë e më shumë të rinjtë që aktualisht ndodhen si brenda edhe jashtë vendit dhe duan të japin kontributin e tyre për Shqipërinë Evropiane.