IDENTIFIKOHU

“Nepunesit Civil” ne kuptim te ketij ligji jane ata nepunes te institucioneve te administrates publike te nivelit qendror apo vendor, te cilet ushtrojne autoritetin publik, ne detyra te natyres drejtuese, organizuese, mbikqyrese apo ekzekutuese, percaktuar sipas nenit 11 te ligjit te Statusit te Nepunesit Civil

Hyr Trajnime Pyetje per Trajnim Regjistrohuni
Regjistrohu/Profil  
Albanian English

Në eventin kulmues të Javës së Administratës Publike, Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, znj. Adea Pirdeni prezantoi “Paketën e Motivimit për Administratën” e cila përfshin rritjen e pagave për vitin 2024, fleksibilitetin e orarit në punë, vlerësimin e performancës së punonjësve si dhe një seri masash mbështetëse për mbarëvajtjen e punës në administratë dhe trajtimin e punonjësve.

Ministrja Pirdeni theksoi se reformat e nisura kanë filluar të japin frytet e para duke e shndërruar sektorin publik si një punëdhënës tërheqës dhe shpërblyes. Ndryshimet vijnë me një valë të re të përqëndruar tek transformimi i institucioneve dhe modernizimi. Një pjesë thelbësore e këtij transformimi është “Paketa e Motivimit për Administratën Publike” që përfshin fleksibilitet të orarit të punës sipas nevojave që kanë punonjësit e administratës dhe përmirësim të kushteve të punës.

Kryeministri z. Edi Rama gjatë fjalës së tij përshëndetëse deklaroi se, në muajin qershor hyn në fuqi rritja e re e pagave të administratës dhe paga mesatare do të jetë 900 euro.

Gjatë këtij eventi u vlerësuan me trofe simbolike punonjës të administratës nga 11 ministri dhe Kryeministria, të cilët u nominuan nga vetë kolegët e tyre në bazë të meritës dhe kontributit të dhënë në punë.

“Këta individë janë asete të vyera të institucioneve dhe shembuj të dedikimit dhe profesionalizmit. Në zemër të përpjekjes sonë për të ndërtuar një administratë moderne për të ardhmen, shpërblimi dhe vlerësimi i punës së palodhur janë thelbësorë,” - tha ministrja Pirdeni.