IDENTIFIKOHU

“Nepunesit Civil” ne kuptim te ketij ligji jane ata nepunes te institucioneve te administrates publike te nivelit qendror apo vendor, te cilet ushtrojne autoritetin publik, ne detyra te natyres drejtuese, organizuese, mbikqyrese apo ekzekutuese, percaktuar sipas nenit 11 te ligjit te Statusit te Nepunesit Civil

Hyr Trajnime Pyetje per Trajnim Regjistrohuni
Regjistrohu/Profil  
Albanian English

Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, znj. Adea Pirdeni foli në Konferencën e VI-të Kombëtare për të Drejtën e Informimit për procesin e zbatimit të një qasjeje të re, më efektive, dhe më të shpejtë ndaj transparencës së punës në administratën publike, për ta bërë më të prekshme për publikun e gjerë.

Në fokus të këtij aktiviteti kombëtar ishte roli i domosdoshëm i shoqërisë civile dhe medias në promovimin e të drejtës për akses në informacionin me karakter publik dhe fuqizimin e transparencës, për formimin e institucioneve të përgjegjshme e me integritet, si dhe ndarja e praktikave më të mira në forcimin e llogaridhënies, si shtylla të qasjes parandaluese të politikave të antikorrupsionit. 

“Duke hedhur përditë e më shumë dritë mbi punën e administratës, krijojmë një premisë për të sheshuar skepticizmat në perceptim, paragjykime në vendimmarrje, dhe mbi të gjitha, çdo dyshim në integritet. Transparenca mbi punën mbetet një ushqyes i pazëvendësueshëm i besimit, por ky besim mund të ushqehet vetëm nga angazhimi proaktiv i të gjithëve ne për të bërë pjesë të përditshmërisë tonë praktikat e hapjes së institucioneve”, - tha ministrja Pirdeni.

Konferenca e VI-të Kombëtare mblodhi në datën 26 qershor në formën e një tryeze diskutimi, titullarë dhe përfaqësues të niveleve të larta, si dhe koordinatorë nga mbi 150 autoritete publike qendrore, të pavaruara, të sistemit të drejtësisë dhe të vetëqeverisjes vendore, bashkë me ekspertë e aktivistë të shoqërisë civile apo medias.

Konferenca e VI-të Kombëtare për të Drejtën e Informimit me tematikë kryesore “Ndërtimi i besimit: Promovimi i transparencës, llogaridhënies dhe integritetit në politikat kundër korrupsionit” u bashkëorganizua nga Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin (MAPA).