Gjatë muajit qershor, u përmbyllën me sukses 20 trajnime dedikuar nëpunësve të kategorive drejtuese të pesë institucioneve publike: Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Brendshme, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Departamenti i Administratës Publike, Shkolla Shqiptare e Administratës Publike. Këto institucione ishin pjesë e projektit pilot “Vendosja e objektivave kaskadë dhe vlerësimi i performancës”.
Ky projekt synon të rrisë objektivitetin e vlerësimit në punë të çdo punonjësi dhe linjëzimin e performancës individuale me objektivat e çdo ministrie në administratën publike.
Trajnimi u koordinua nga Ministria e Administratës Publike dhe Antikorrupsionit dhe u realizua në partneritet me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe me Bashkëpunimin Austriak për Zhvillim (ADC) si kontribues kryesor.