ReSPA dhe Qendra për Kapacitetin Kibernetik të Ballkanit Perëndimor (WB3C) organizuan në datat 4 me 6 qershor një trajnim të avancuar për formimin e 17 nëpunësve të nivelit të ulët dhe të mesëm drejtues si trajnerë në fushën e higjienës kibernetike. Qëllimi i këtij trajnimi ishte pajisja e pjesëmarrësve me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të zgjeruar më tej njohuritë mbi sigurinë kibernetike dhe për të forcuar kapacitetet për të njohur dhe menaxhuar rreziqet kibernetike.
Olivera Damjanović, Menaxhere e Programit të ReSPA-s, theksoi rëndësinë e përmirësimit të sigurisë kibernetike si një aspekt kyç i sigurisë kombëtare dhe efikasitetit të administratës publike.
Ndërsa Cedric Grouseet, kreu i WB3C, nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe faktin që pjesëmarrësit do të trajnohen për t'u bërë trajnerë të rinj në fushën e sigurisë kibernetike në Ballkanin Perëndimor.
Dušan Polović, Drejtor në Ministrinë e Administratës Publike të Malit të Zi, theksoi rëndësinë e zhvillimit të strukturave të qëndrueshme të sigurisë kibernetike në rajon.
Programi i trajnimit:
- Module mbi aftësitë edukative, teknikat e mësimdhënies dhe përgatitjen pedagogjike
- Njohuri mbi higjienën kibernetike dhe standardet ndërkombëtare të sigurisë (ISO/IEC).
- Ushtrime praktike për menaxhimin e incidenteve kibernetike për të përmirësuar aftësitë e reagimit në situata reale
Ky trajnim shënon një moment kyç në forcimin e sigurisë kibernetike në rajon, duke fuqizuar nëpunësit publikë me aftësitë e nevojshme për të trajnuar kolegët e tyre dhe për të promovuar kulturën e sigurisë kibernetike në administratat publike të Ballkanit Perëndimor.