IDENTIFIKOHU

“Nepunesit Civil” ne kuptim te ketij ligji jane ata nepunes te institucioneve te administrates publike te nivelit qendror apo vendor, te cilet ushtrojne autoritetin publik, ne detyra te natyres drejtuese, organizuese, mbikqyrese apo ekzekutuese, percaktuar sipas nenit 11 te ligjit te Statusit te Nepunesit Civil

Hyr Trajnime Pyetje per Trajnim Regjistrohuni
Regjistrohu/Profil  
Albanian English

Shkolla Rajonale e Administratës Publike (ReSPA) organizoi modulin e parë të një seri modulesh për trajnimin e ngritjes së kapaciteteve mbi Grup - Kapitujt "Themelorët" të procesit të anëtarësimit në BE. 

Në trajnimin e zhvilluar në Beograd, Serbi, morën pjesë 25 nëpunës nga administratat e vendeve të Ballkanit Perëndimor, të angazhuar në procesin e anëtarësimit në BE.

Fokusi i trajnimit: Përditësimet e fundit të Kapitullit 23 (Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore), Kapitullit 24 (Drejtësia, Liria dhe Siguria), Reforma në Administratën Publike dhe Prokurimi Publik.

Genti Xhaxhiu, Koordinator i Programit në ReSPA tha se:- "Është shumë i rëndësishëm zhvillimi profesional i nëpunësve, pasi njohuritë dhe përmirësimi i aftësive të tyre janë thelbësore për avancimin drejt anëtarësimit në BE dhe për përmbushjen e kritereve të qeverisjes së mirë dhe sundimit të ligjit."

Aleksandar Andrija Pejović, Simonida Kacarska, Miodrag Radović dhe Marija Vlajković udhëhoqën pjesëmarrësit përmes ushtrimeve praktike dhe diskutimeve, duke u fokusuar në zgjidhjen e sfidave kryesore të integrimit në BE dhe reformat e nevojshme për përmbushjen e kritereve të anëtarësimit.

Procesi i integrimit mbështetet nga Plani i Ri i Rritjes, që synon përshpejtimin e reformave dhe përmirësimin e mirëqenies ekonomike të rajonit, në përputhje me ligjet dhe standardet e BE-së.