IDENTIFIKOHU

“Nepunesit Civil” ne kuptim te ketij ligji jane ata nepunes te institucioneve te administrates publike te nivelit qendror apo vendor, te cilet ushtrojne autoritetin publik, ne detyra te natyres drejtuese, organizuese, mbikqyrese apo ekzekutuese, percaktuar sipas nenit 11 te ligjit te Statusit te Nepunesit Civil

Hyr Trajnime Pyetje per Trajnim Regjistrohuni
Regjistrohu/Profil  
Albanian English

Më 4 qershor në Tiranë, u zhvillua sesioni përmbyllës i takimeve informuese dhe praktike të fokusuara në përmirësimin dhe harmonizimin e menaxhimit të burimeve njerëzore në administratën publike shqiptare, në të dy nivelet: qendror dhe vendor. 

Aktiviteti i organizuar në bashkëpunim me Zyrën e Këshillit të Evropës në Tiranë mblodhi përfaqësues të njësive të burimeve njerëzore nga ministritë dhe bashkitë e vendit për të diskutuar dhe ndarë përvoja mbi përdorimin e dy sistemeve kyçe: HRMIS – Regjistri Qendror i Personelit dhe Platforma e Bashkëpunimit – Colab.

Ky bashkëpunim mes Departamentit të Administratës Publike (DAP) dhe Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, tha Drejtori i DAP, znj. Enkela Dudushi gjatë fjalës përshëndetëse, dëshmon përkushtimin ndaj një administrate publike më efikase, profesionale dhe të hapur ndaj inovacionit digjital.

Ky takim shënoi kulmin e një serie sesionesh rajonale të mbajtura më herët në Shkodër, Tiranë, Vlorë dhe Pogradec, të cilat angazhuan maksimalisht njësitë vendore të vetëqeverisjes. Nëpërmjet prezantimeve dhe demonstrimeve praktike, pjesëmarrësit patën mundësi të punoin drejtpërdrejt me sistemet digjitale, mbështetur nga trajnerë të specializuar të Këshillit të Evropës.

Qëllimi kryesor i këtij procesi ishte:

• Forcimi i kapaciteteve profesionale të 61 bashkive 

• Promovimi i një administrate me procedura moderne dhe të unifikuara

• Rritja e efikasitetit dhe transparencës në ofrimin e shërbimeve për qytetarët

• Përmirësimi i vendimmarrjes përmes të dhënave të centralizuara

• Nxitja e bashkëpunimit ndërinstitucional mes niveleve të ndryshme të qeverisjes

Në fokus ishte jo vetëm njohja me funksionalitetet e HRMIS dhe Colab, por edhe rëndësia e këtyre platformave si mjete strategjike për modernizimin e administratës publike shqiptare.

Aktiviteti u organizua në kuadër të projektit të Këshillit të Evropës “Mbështetja e Reformës së Administratës Publike në Nivel Vendor në Shqipëri”, i cili zbatohet nga Qendra e Ekspertizës për Qeverisjen në Shumë Nivele pranë Kongresit të Pushteteve Vendore dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, me mbështetjen financiare të Republikës Federale të Gjermanisë.