Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) fton të gjitha vajzat dhe gratë e interesuara të bëhen pjesë e Maratonës Kombëtare të Sigurisë Kibernetike, një program shumë i veçantë trajnimi dhe konkurrimi që synon fuqizimin e pjesëmarrësve në fushën e teknologjisë dhe sigurisë digjitale.
Nisma e AKSK me mbështetjen e British Council ka për qëllim:
• Promovimin e diversitetit në sektorin e teknologjisë
• Uljen e hendekut gjinor në sigurinë kibernetike
• Ofrimin e mundësive për zhvillim profesional dhe orientim drejt karrierës në teknologji
Maratona përfshin:
• Sfida praktike në platformën SimSpace, të zhvilluara nga ekspertë të fushës
• Sesione mentorimi profesional nga tetori deri në dhjetor
• Mundësi për zhvillim karriere për pjesëmarrëset me rezultatet më të larta
Kush mund të aplikojë:
Të gjitha vajzat dhe gratë që nuk janë aktualisht të angazhuara në Maratonën për Shkollat dhe Universitetet.
Afati i regjistrimit:
Regjistrohu këtu: https://aksk.gov.al/maratona-form/
Linku i regjistrimit është i vlefshëm për 7 ditë.
Për pyetje apo asistencë teknike, mund të kontaktoni në aplikacionin Discord: https://discord.gg/baJWBZDwP
Fuqizo të ardhmen tënde në teknologji, bëhu pjesë e brezit të ri të ekspertëve të sigurisë kibernetike!