IDENTIFIKOHU

“Nepunesit Civil” ne kuptim te ketij ligji jane ata nepunes te institucioneve te administrates publike te nivelit qendror apo vendor, te cilet ushtrojne autoritetin publik, ne detyra te natyres drejtuese, organizuese, mbikqyrese apo ekzekutuese, percaktuar sipas nenit 11 te ligjit te Statusit te Nepunesit Civil

Hyr Trajnime Pyetje per Trajnim Regjistrohuni
Regjistrohu/Profil  
Albanian English

Në datën 31 tetor, Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, znj. Adea Pirdeni, bashkë me drejtorin e Departamentit të Administratës Publike, znj. Enkela Dudushi zhvilloi një takim me partnerë, ekspertë, akademikë dhe përfaqësues të shoqërisë civile ku prezantoi risitë kryesore të projekt-ndryshimeve të Ligjit “Për nëpunësin civil”.

Projektligji synon:

1.    Rritjen e efikasitetit të procesit të pranimit dhe menaxhimit të nëpunësve civilë

2.    Tërheqjen e më shumë profesionistëve të kualifikuar nga jashtë sistemit publik

3.    Forcimin e transparencës dhe sigurisë ligjore në rekrutime

4.    Krijimin e një strukture pagash të riformatuar, që lidhet drejtpërdrejt me performancën dhe motivimin

 

 

Sipas ndryshimeve të propozuara, kuota për rekrutimet nga jashtë do të rritet nga 20% në 50% të pozicioneve vakante brenda administratës publike në një vit.

 

 

Proces gjithëpërfshirës dhe mbështetje ndërkombëtare

Projektligji është hartuar në bashkëpunim me programin “BE për Mirëqeverisjen” dhe ekspertët e OECD/SIGMA, në bashkëpunim me ministritë, institucionet e pavarura dhe prej datës 31 tetor 2025 do t’i nënshtrohet një procesi të gjerë konsultimi publik me të gjitha grupet e interesit.

 

 

Synimi strategjik

Kjo reformë përbën një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të një administrate profesionale dhe të bazuar në merita, në përputhje me kërkesat e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian. Ajo synon të garantojë që shërbimi civil të jetë më i hapur, më fleksibël dhe më tërheqës për profesionistët e rinj.

Procesi i konsultimit publik për Projektligjin "Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin Nr. 152/2013, 'Për nëpunësin civil'", të ndryshuar do të qëndrojë i hapur për komente dhe sugjerime në faqen e dedikuar të konsultimeve publike deri në datën 05.12.2025.