IDENTIFIKOHU

“Nepunesit Civil” ne kuptim te ketij ligji jane ata nepunes te institucioneve te administrates publike te nivelit qendror apo vendor, te cilet ushtrojne autoritetin publik, ne detyra te natyres drejtuese, organizuese, mbikqyrese apo ekzekutuese, percaktuar sipas nenit 11 te ligjit te Statusit te Nepunesit Civil

Hyr Trajnime Pyetje per Trajnim Regjistrohuni
Regjistrohu/Profil  
Albanian English

Në 20 tetor, Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, znj. Adea Pirdeni, bashkë me Drejtorin e Departamentit të Administratës Publike, znj. Enkela Dudushi dhe Drejtorin e Kabinetit të MAPA, znj. Fotjona Taçe, prezantoi në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike dhe Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale raportin për veprimtarinë vjetore të punës së DAP për vitin 2024.

Gjatë raportimit, Pirdeni tha se “viti 2024 shënoi një nga periudhat më intensive dhe më produktive në drejtim të konsolidimit të reformave që lidhen me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, veçanërisht me Reformën në Administratën Publike”. 

Shqipëria ruan lidershipin rajonal në qeverisjen digjitale dhe menaxhimin e financave publike

Sipas raportit të fundit të OECD/SIGMA, Shqipëria vazhdon të mbajë vendin e parë në rajon për qeverisjen digjitale, koordinimin e politikave dhe menaxhimin e financave publike.

“Ky progres nuk do të kishte qenë i mundur pa një vendosmëri të qartë politike për ta trajtuar Reformën në Administratën Publike (RAP) si një prioritet kombëtar. Në fillim të vitit 2024 u krijua për herë të parë një portofol i dedikuar ministror vetëm për administratën publike dhe antikorrupsionin, një vendim që i dha reformës peshën e merituar politike dhe institucionale”, - tha Pirdeni.

Reforma në administratë, pjesë thelbësore e procesit të anëtarësimit në BE

Me hapjen zyrtare të negociatave dhe grup-kapitullit Themeloret, Reforma në Administratën Publike u përfshi si pjesë e këtij procesi duke e vendosur Departamentin në zemër të anëtarësimit.

“DAP-i jo vetëm vepron si sekretariat teknik në këtë kriter, por është edhe një pikë kyçe horizontale si faktor mundësues i progresit për grup-kapitujt e tjerë. Administrata shqiptare ka kaluar nga faza e planifikimit në atë të konkretizimit të reformave që masin kapacitetin e vendit tonë për të siguruar që çdo reformë e administratës publike të mishërojë standardet e BE-së”, tha Pirdeni.

Raporti i Monitorimit SIGMA 2024: Progres i dukshëm dhe administratë më e pjekur

Pirdeni vlerësoi raportin OECD/SIGMA 2024 si instrumentin më të besueshëm ndërkombëtar për vendet kandidate në BE, duke nënvizuar se administrata shqiptare ka dëshmuar pjekuri progresive dhe performancë të lartë në 32 indikatorë kyç.

Ministrja nënvizoi gjithashtu reformën historike të pagave në shërbimin publik, e cila ka sjellë rritje nga 35% deri në 65%, sipas kategorive.