IDENTIFIKOHU

“Nepunesit Civil” ne kuptim te ketij ligji jane ata nepunes te institucioneve te administrates publike te nivelit qendror apo vendor, te cilet ushtrojne autoritetin publik, ne detyra te natyres drejtuese, organizuese, mbikqyrese apo ekzekutuese, percaktuar sipas nenit 11 te ligjit te Statusit te Nepunesit Civil

Hyr Trajnime Pyetje per Trajnim Regjistrohuni
Regjistrohu/Profil  
Albanian English

Në zbatim të Kodit të Punës të Republikës së Shqipërisë, të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 638, datë 06.11.2017, të ligjit nr.107/2021 “Për Bashkëqeverisjen”, nr. 526, datë 29.07.2022, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje”, urdhrit nr.157, datë 29.09.2022 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje”,

Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje shpall konkurimin për 1 (një) vend të lirë pune në pozicionin:

Specialist i Sektorit të Dialogut dhe Multimedias Drejtoria e Menaxhimit të Qendrave për Hapje dhe Dialog.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  1. Propozon prezantime, shfaqje dhe projekte në zhanrin e filmit dhe multimedias përgjatë programit vjetor, në përputhje me tematikat e miratuara nga përgjegjësi dhe eprorët.
  2. Kujdeset për arkivimin e veprave dhe materialeve digjitale të cilat janë pjese e koleksioneve të qendrës, si edhe arkivon fondin e veprave që ekspozohen në hapësirat e Qendrës.
  3. Në bashkëpunim me stafin, ndihmon për zhvillimin e ekspozitave të autorëve vendas dhe të huaj në hapësirat e Qendrës dhe në rajone.
  4. Përgjigjet për realizimin e materialeve multimediale të ngarkuara nga përgjegjësi i sektorit dhe eprorët. Me miratim të përgjegjësit të sektorit ai ka hapësirën të përdori kreativitetin individual në përputhje me detyrat e ngarkuara.
  5. Kujdeset per mirëmbajtjen e hapësirave digjitale te qendrës dhe raporton per problematika te ndryshme lidhur me hapësirat.
  6. Raporton në mënyrë periodike te Përgjegjësi i Sektorit mbi ecurinë ose përfundimin e detyrave dhe të projekteve, të cilat i janë ngarkuar ose ka marrë përsipër.
  7. Zbaton detyrat e ngarkuara nga Përgjegjësi i sektorit dhe/ose Drejtori i Drejtorisë.

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të ketë mbaruar studimet universitare në fushën e shkencave shoqerore ose shkencave ekonomike si dhe të ketë diplomë “Master Profesional".
  • Të ketë minimalisht 3 vite përvojë pune.​
  • Të ketë njohuri shumë të mira në fushën e arteve dhe realizimin e ekspozitave.
  • Të ketë njohuri të mira për shkrimin dhe menaxhimin e projekteve të ndryshme në fushën e arteve.
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese, të bashkëpunimit dhe të punës në grup.
  • Të zotërojë gjuhën angleze, gjuha e dytë e huaj përbën përparësi.
  • Të jetë i/e disponueshëm të punojë jashtë orarit zyrtar të punës, në varësi të aktiviteteve.
  • Të mos jetë i/e dënuar me vendim të formës së prerë;
  • Të mos jetë larguar nga detyrat e mëparshme me masë ndëshkimore.

PAGA PËR POZICIONIN: Kategoria (IV-A)

PARAQITJA E DOKUMENTEVE:

Kandidati duhet të paraqesë në Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje në adresën:

Kryeministria, bulevardi "Dëshmorët e Kombit".nr.1, Tiranë ose në adresën e e-mail-it: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it., këto dokumente:

  • Letër interesi për pozicionin.
  • CV.
  • Fotokopje të noterizuar të diplomës dhe listës së notave.
  • Fotokopje të librezës së punës.
  • Fotokopje të noterizuar të certifikatave të kualifikimit (nëse ka).
  • Vërtetim të gjendjes gjyqësore.
  • Dy letra rekomandimi.
  • Dëshmi penaliteti.
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore.
  • Numër kontakti dhe adresë e-mail-i.

* Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda datës 24 mars 2023, ora 14:00 sjell skualifikim të kandidatit.

 

Agiencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje shpall konkurimin për 3 (tre) vende të lira pune në pozicionin:

Koordinator, Drejtoria e Monitorimit të Sistemit të Qarkullimit të Dokumentave me Nënshkrim Elektronik (SQDNE)

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  1. Monitoron Sistemin e Qarkullimit të Dokumentave me Nënshkrim Elektronik (SQDNE) dhe raporton mbi zbatimin e afateve për lëvrimin e shërbimit të aplikimeve dhe ndërveprimin midis institucioneve për dokumenta shoqëruese në varësi të institucioneve që mbikqyr.
  2. Vlerëson performacën e institucioneve që mbikqyr lidhur me respektimin e afateve të lëvrimit të shërbimit, respektimin e afateve të shkëmbimit të dokumentave shoqëruese  si dhe informon apo sinjalizon drejtorin e drejtorisë mbi mosrespektimin e tyre.
  3. Evidenton në vazhdimësi problematikat në lidhje me lëvrimin e shërbimit në lidhje me institucionet që mbikqyr dhe personat përgjegjës, përpilon raporte mbi mangësitë dhe propozon kryerjen e inspektimeve të posacme tek drejtori i drejtorisë.
  4. Bazuar në performancën e institucioneve dhe cilësinë e shërbimeve të ofruara, kryen analizë të thelluar mbi kuadrin ligjor dhe institucional dhe paraqet propozime për ndryshimet e duhura tek drejtori i drejtorisë.
  5. Është njohës/e i/e mirë e kuadrit ligjor dhe institucional që lidhet me lëvrimin e shërbimeve në institucionet që mbikqyr.
  6. Mban kontakte të vazhdueshme me eprorët dhe personat përgjegjës të institucioneve të cilat mbikqyr.
  7. Përpilon raporte ditore, javore, mujore dhe vjetore dhe memo informative, kur kërkohen nga Drejtori i Drejtorisë apo Drejtori i Përgjithshëm.

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT 

  • Të ketë mbaruar studimet universitare në fushën juridike/ekonomike ose shkenca sociale dhe të ketë diplomë “Master Shkencor”;
  • Të ketë përvojë pune mbi 5 vjet;
  • Parapëlqehen kandidatët me përvojë në administratën publike; 
  • Të ketë aftësi të mira raportuese dhe të jetë i/e aftë për të kryer analiza the thelluara mbi shërbimet;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese, të bashkëpunimit dhe të punës në grup;
  • Të zotërojë gjuhën angleze, gjuha e dytë e huaj përbën përparësi;
  • Të mos jetë i/e dënuar me vendim të formës së prerë;
  • Të mos jetë larguar nga detyrat e mëparshme me masë ndëshkimore.

PAGA PËR POZICIONIN: Kategoria (III-a)

PARAQITJA E DOKUMENTEVE

Kandidati duhet të paraqesë në Agiencine për Dialog dhe Bashkëqeverisje në adresën:

Kryeministria, bulevardi "Deshmorët e Kombit".nr.1, Tiranë ose në adresën e e-mail-it: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it., këto dokumente:

  • Letër interesi për pozicionin;
  • CV;
  • Fotokopie të noterizuar të diplomës dhe listës së notave;
  • Fotokopje të librezes së punës;
  • Fotokopje të noterizuar te certifikatave të kualifikimit (nëse ka);
  • Vërtetim të gjendjes gjyqësore;
  • Dy letra rekomandimi;
  • Dëshmi penaliteti;
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Numër kontakti dhe adresë e-mail-i.

 

* Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda datës 24 mars 2023, ora 14:00 sjell skualifikim të kandidatit.