IDENTIFIKOHU

“Nepunesit Civil” ne kuptim te ketij ligji jane ata nepunes te institucioneve te administrates publike te nivelit qendror apo vendor, te cilet ushtrojne autoritetin publik, ne detyra te natyres drejtuese, organizuese, mbikqyrese apo ekzekutuese, percaktuar sipas nenit 11 te ligjit te Statusit te Nepunesit Civil

Hyr Trajnime Pyetje per Trajnim Regjistrohuni
Regjistrohu/Profil  
Albanian English

Në zbatim të Kodit të Punës të Republikës së Shqipërisë, të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 526, datë 29.07.2022, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje”, si dhe të urdhrit nr. 157, datë 29.09.2022, “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje”,

Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje shpall konkurrimin për 2 (dy) vende të lira pune në pozicionin:

Specialist, Sektori Ligjor dhe i Prokurimeve, Drejtoria e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  1. Mban evidencën e akteve ligjore dhe nënligjore që rregullojnë veprimtarinë e institucionit dhe atyre me karakter të përgjithshëm dhe bën rifreskimin e tyre.
  2. Merr pjesë në përgatitjen e akteve, të rregulloreve, të shkresave, të marrëveshjeve dhe të çdo materiali tjetër që i ngarkohet nga Përgjegjësi i Sektorit, Drejtori i Drejtorisë apo Drejtori i Përgjithshëm.
  3. Ndihmon Përgjegjësin e Sektorit apo Drejtorin e Drejtorisë për interpretime juridike dhe interpretime të akteve ligjore.
  4. Përfaqëson agjencinë në seanca gjyqësore, sa herë që i kërkohet me autorizim të posaçëm të Drejtorit të Përgjithshëm dhe në të gjitha shkallët e gjykimit për çështje të ndryshme ku agjencia është palë apo ndërmerr vetë një proces gjyqësor.
  5. Asiston punonjësit e agjencisë për problemet me karakter juridik në ushtrimin e detyrave të tyre apo në problematika që mund të hasen prej tyre pas konsultimit me Përgjegjësin e Sektorit.
  6. Merr pjesë në përgatitjen e materialeve të tenderëve nga ana juridike, duke siguruar zbatimin e legjislacionit në fuqi dhe ndjek të gjitha afatet ligjore sipas ligjit të prokurimeve publike.
  7. Harton dokumentacionin e nevojshëm për prokurim online me kërkesë të Përgjegjësit të Sektorit, të Drejtorit të Drejtorisë apo të Drejtorit të Përgjithshëm.

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë në profilin juridik dhe të ketë minimalisht diplomë “Master profesional”.
  • Të ketë të paktën 3 vjet përvojë pune në fushën përkatëse në institucione shtetërore ose private.
  • Të demonstrojë aftësi të theksuara operative.
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë.
  • Të ketë njohuri të mira të kuadrit ligjor në fushën e prokurimeve publike.
  • Të mos jetë larguar nga puna me masë disiplinore.
  • Të ketë përvojë në përfaqësimin e çështjeve, të natyrës civile ose administrative, në gjykatë.
  • Të zotërojë gjuhën angleze, gjuha e dytë e huaj përbën përparësi.
  • Të ketë njohuri të programeve dhe të aplikacioneve bazë të kompjuterit.
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe menaxhuese.
  • Të jetë i aftë të përpilojë dhe analizojë shkresa me karakter juridik.

PAGA PËR POZICIONIN: Kategoria (IV-a)

PARAQITJA E DOKUMENTEVE

Kandidati duhet të paraqesë në Agiencine për Dialog dhe Bashkëqeverisje në adresën:

Kryeministria, bulevardi "Deshmorët e Kombit".nr.1, Tiranë ose në adresën e e-mail-it: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it., këto dokumente:

  • Letër interesi për pozicionin.
  • CV.
  • Fotokopje të noterizuar të diplomës dhe listës së notave.
  • Fotokopje të librezes së punës.
  • Fotokopje të noterizuar te certifikatave të kualifikimit (nëse ka).
  • Vërtetim të gjendjes gjyqësore.
  • Dy letra rekomandimi.
  • Dëshmi penaliteti.
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore.
  • Numër kontakti dhe adresë e-mail-i.

* Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda datës 7 prill 2023, ora 14:00 sjell skualifikim të kandidatit.

--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje shpall konkurimin për 2 (dy) vende të lira pune në pozicionin:

Koordinator Ndërmjetës, Drejtoria e Bashkëqeverisjes me Qytetarët

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  1. Me autorizim të Drejtorit të Përgjithshëm përfaqëson ADB-në në proceset e ndërmjetësimit mes palëve të interesuara, personave fizikë ose juridikë privatë dhe institucionit të administratës shtetërore përgjegjës për shqyrtimin e ankesave të tyre nëse pas shqyrtimit të tyre, ankuesi nuk është i kënaqur me zgjidhjen e ofruar, vetëm për çështjet të cilat janë trajtuar apo po trajtohen nga platforma “ Për Shqipërinë që duam”.
  2. Shqyrton kërkesat për ndërmjetësim të ardhura nga qytetarë apo institucione, për problematikat që  kanë të bëjnë me anën juridike dhe i rekomandon Drejtorit të Përgjithshëm nëse këto çështje mund/duhet ose jo, të shkojnë në proces ndërmjetësimi.
  3.  Merr pjesë në procesin e hartimit të dokumentacionit tip të procedurave për realizimin e procesit të ndërmjetësimit, si dhe përgatitjen e marrëveshjes së ndërmjetësimit, duke e ndjekur procesin deri në nënshkrimin e marrëveshjes nga palët.
  4. Siguron pjesëmarrjen si përfaqësues i institucionit, pranë gjykatave të shkallëve respektive në gjykimin e mosmarrëveshjeve duke përdorur të gjitha mjetet e mbrojtjes që garanton ligji, në të gjitha proceset gjyqësore për çështjet të cilat janë objekt i ndërmjetësimit.
  5.  Përpilon raporte dhe memo informative për Drejtorin e Drejtorisë së Bashkëqeverisjes me Qytetarët dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë.
  6. Ruan konfidencialitetin dhe paanëshmërinë në lidhje me çështjet që janë objekt shqyrtimit ose kanë filluar si procedura ndërmjetësimi.
  7. Mban kontakte të vazhdueshme me Drejtorin e Drejtorisë së Bashkëqeverisjes me Qytetarët dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë.
  8. Jep propozime mbi procese institucionale apo legjislative në përmirësimin e qeverisjes dhe të ofrimit të shërbimit për qytetarët.

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të ketë mbaruar studimet universitare në fushën e shkencave juridike dhe të ketë diplomë “Master Shkencor”;
  • Të ketë përvojë pune mbi 5 vjet në administratën publike, ose në ushtrim të profesionit të avokatisë.
  • Preferohen kandidatët të cilët kanë eksperienca në përfaqësimin e institucioneve pranë gjykatave të shkallëve respektive në gjykimin e mosmarrëveshjeve, konflikte gjyqësore.
  • Të ketë aftësi të mira negociuese, raportuese, si dhe të jetë i/e aftë për të kryer analiza të thelluara mbi trajtimin e çështjeve objekt i punës së tij/saj.
  • Të ketë aftësi në vendosjen dhe ruajtjen e marrëdhënieve efektive të punës me institucionet e administratës shtetërore, agjencitë publike, punonjësit dhe publikun.
  • Të zotërojë gjuhën angleze, gjuha e dytë e huaj përbën përparësi.
  • Të mos jetë larguar nga detyrat e mëparshme me masë disiplinore.
  • Të mos jetë i/e dënuar me vendim të formës së prerë.
  • Vërtetim nga gjykata dhe prokuroria që nuk është në ndjekje penale.

PAGA PËR POZICIONIN: Kategoria (III-a)

PARAQITJA E DOKUMENTEVE

Kandidati duhet të paraqesë në Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje në adresën:

Kryeministria, bulevardi "Dëshmorët e Kombit".nr.1, Tiranë ose në adresën e e-mail-it: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it., këto dokumente:

  • Letër interesi për pozicionin.
  • CV.
  • Fotokopie të noterizuar të diplomës dhe listës së notave.
  • Fotokopje të librezes së punës.
  • Fotokopje të noterizuar te çertifikatave të kualifikimit (nëse ka).
  • Vërtetim të gjendjes gjyqësore.
  • Dy letra rekomandimi.
  • Dëshmi penaliteti.
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore.
  • Numër kontakti dhe adresë e-mail-i.

* Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda datës 7 prill 2023 ora 14:00 sjell skualifikim të kandidatit.

-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje shpall konkurimin për 4 (katër) vende të lira pune në pozicionin:

Koordinator Mbikëqyrës në Kryeministri për ministritë, Drejtoria e Bashkëqeverisjes me Qytetarët dhe Drejtoria e Bashkëqeverisjes me Biznesin

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  1. Mbikëqyr sistemin e menaxhimit të ankesave, trajton çështjet e regjistruara nga qytetarët në faqen https://www.shqiperiaqeduam.al dhe të gjitha çështjet për rubrikat e paraqitura në platformën e bashkëqeverisjes drejtuar ministrisë që mbikëqyr.
  2. Siguron menaxhimin në kohë, brenda afateve dhe me përgjegjshmëri të të gjitha çështjeve të ardhura nga platforma drejtuar ministrisë që mbikëqyr, si dhe adresimin dhe zgjidhjen e problematikave.
  3. Mbikëqyr të gjitha proceset që kryhen nga koordinatori ne ministri, i cili trajton çështje të regjistruara nga qytetarët në faqen https://www.shqipëriaqëduam.al, nga protokolli i minisitrisë si dhe për të gjitha rubrikat e platformës dhe përgjigjet e dhëna nga ministria duke i ndjekur ato deri në kthimin e përgjigjes pranë qytetarit, vlerëson cilësinë e përgjigjeve me të dhëna nga koordinatori (ët) në ministri për qytetarët.
  4. Mbikëqyr dhe ndjek marrëdhënien me kabinetin e ministrisë, drejtuesve në aparat dhe institucioneve në varësi, si dhe marrëdhëniet me drejtuesit e nivelit të lartë e të mesëm në Ministri.
  5. Mban kontakte të vazhdueshme dhe raporton te Drejtori i Drejtorisë për ecurinë e punës dhe marrëdhëniet e punës me koordinatorin(ët) në ministri, raporton në mënyrë periodike mbi performancën e punës së tyre.
  6. Bashkëpunon me drejtorinë e SQDNE-së për çështjet e aplikimeve të trajtuara nga ministria dhe koordinatorët e saj për ndjekjen e tyre në kohë reale si dhe mbikëqyr çështjet në vonesë.
  7. Inspekton çështjet që kanë problematika lidhur me rastet e platformës së bashkëqeverisjes dhe indicie të cilat vijnë nga drejtoria e SQDNE-së për aplikimet e institucionit të miratuara parapakisht nga titullarët.
  8. Kontrollon përpilimin e raporteve periodike nga koordinatorët në ministri, përpara se të dërgohen te Drejtori i Drejtorisë për miratim.
  9. Përpilon raporte dhe memo informative, kur kërkohen nga Drejtori i Drejtorisë apo Drejtori i Përgjithshëm.

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të ketë mbaruar studimet universitare në fushën e shkencave juridike ose ekonomike dhe të ketë diplomë “Master Shkencor”.
  • Të ketë përvojë pune mbi 7 vjet.
  • Parapëlqehen kandidatët me përvojë në administratën publike. 
  • Të ketë aftësi të mira raportuese dhe të jetë i/e aftë për të kryer analiza the thelluara mbi trajtimin e çështjeve.
  • Të jetë njohës/e i proceseve dhe infrastrukturës ligjore dhe institucionale të qeverisjes qendrore dhe akteve ligjore e nënligjore mbi inspektimin.
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese, të bashkëpunimit dhe të punës në grup.
  • Të zotërojë gjuhën angleze, gjuha e dytë e huaj përbën përparësi.
  • Të mos jetë i/e dënuar me vendim të formës së prerë.
  • Të mos jetë larguar nga detyrat e mëparshme me masë ndëshkimore.

PAGA PËR POZICIONIN: Kategoria (II-b)

 

PARAQITJA E DOKUMENTEVE

Kandidati duhet të paraqesë në Agiencine për Dialog dhe Bashkëqeverisje në adresën:

Kryeministria, bulevardi "Deshmorët e Kombit".nr.1, Tiranë ose në adresën e e-mail-it: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it., këto dokumente:

  • Letër interesi për pozicionin.
  • CV.
  • Fotokopje të noterizuar të diplomës dhe listës së notave.
  • Fotokopje të librezes së punës.
  • Fotokopje të noterizuar te certifikatave të kualifikimit (nëse ka).
  • Vërtetim të gjendjes gjyqësore.
  • Dy letra rekomandimi.
  • Dëshmi penaliteti.
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore.
  • Numër kontakti dhe adresë e-mail-i.

* Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda datës 7 prill, ora 14:00 sjell skualifikim të kandidatit.

---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje shpall konkurimin për 3 (tre) vende të lira pune në pozicionin:

Koordinator Mbikqyrës në Kryeministri për Qarqet, Drejtoria e Bashkëqeverisjes me Qytetarët

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  1. Mbikëqyr sistemin e menaxhimit të ankesave, trajton çështjet e regjistruara nga qytetarët dhe bizneset në faqen https://www.shqiperiaqeduam.al dhe të gjitha çështjet për rubrikat e paraqitura në platformën e bashkëqeverisjes drejtuar qarkut/bashkive që mbikëqyr.
  2. Siguron menaxhimin në kohë, brenda afateve dhe me përgjegjshmëri të të gjitha çështjeve të ardhura nga platforma drejtuar qarkut/bashkive që mbikëqyr, si dhe adresimin dhe zgjidhjen e problematikave.
  3. Mbikëqyr dhe ndjek marrëdhënien me kabinetin e kryetarëve të bashkive, qarqeve dhe prefekturave si dhe marrëdhëniet me drejtuesit e nivelit të lartë e të mesëm në çdo qark/bashki.
  4. Mban kontakte të vazhdueshme dhe raporton te Drejtori i Drejtorisë për ecurinë e punës dhe marrëdhëniet e punës me qarqet/bashkitë, raporton në mënyrë periodike mbi bashkëpunimin me ta.
  5. Inspekton çështjet që kanë problematika lidhur me rastet e platformës së bashkëqeverisjes dhë në përfundim të tyre propozon masa administrative dhe hapa përmirësuese për të rregulluar më tej proceset.
  6. Përpilon raporte periodike mbi mbarëvajtjen e çështjeve në qarqet/bashkitë që mbikqyr dhe i dërgohen ato tek Drejtori i Drejtorisë për miratim;
  7. Përpilon raporte dhe memo informative, kur kërkohen nga Drejtori i Drejtorisë apo Drejtori i Përgjithshëm.

 

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të ketë mbaruar studimet universitare në fushën e shkencave juridike ose ekonomike dhe të ketë diplomë “Master Shkencor”.
  • Të ketë përvojë pune mbi 7 vjet.
  • Parapëlqehen kandidatët me përvojë në administratën publike. 
  • Të ketë aftësi të mira raportuese dhe të jetë i/e aftë për të kryer analiza the thelluara mbi trajtimin e çështjeve.
  • Të jetë njohës/e i proceseve dhe infrastrukturës ligjore dhe institucionale të qeverisjes vendore, dhe akteve ligjore e nënligjore mbi inspektimin.
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese, të bashkëpunimit dhe të punës në grup.
  • Të zotërojë gjuhën angleze, gjuha e dytë e huaj përbën përparësi.
  • Të mos jetë i/e dënuar me vendim të formës së prerë.
  • Të mos jetë larguar nga detyrat e mëparshme me masë ndëshkimore.

 

PAGA PËR POZICIONIN: Kategoria (II-b)

PARAQITJA E DOKUMENTEVE

Kandidati duhet të paraqesë në Agiencine për Dialog dhe Bashkëqeverisje në adresën:

Kryeministria, bulevardi "Deshmorët e Kombit".nr.1, Tiranë ose në adresën e e-mail-it: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it., këto dokumente:

  • Letër interesi për pozicionin.
  • CV.
  • Fotokopje të noterizuar të diplomës dhe listës së notave.
  • Fotokopje të librezes së punës.
  • Fotokopje të noterizuar te certifikatave të kualifikimit (nëse ka).
  • Vërtetim të gjendjes gjyqësore.
  • Dy letra rekomandimi.
  • Dëshmi penaliteti.
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore.
  • Numër kontakti dhe adresë e-mail-i.

* Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda datës 7 prill ora 14.00 sjell skualifikim të kandidatit.