Apliko tani!
Projekti i Këshillit të Evropës ka shpallur një tender për prokurimin e software IT, që synon të përmirësojë modulin e Vlerësimit të Nevojave për Trajnim (TNA) dhe të zgjerojë Sistemin e Menaxhimit të Mësimit (LMS) të Shkollës Shqiptare të Administratës Publike (ASPA).
Këshilli i Evropës kërkon një ofrues me ekspertizë dhe aftësi të specializuara në përmirësimin e Joomla CMS (Sistemi i Menaxhimit të Përmbajtjes) dhe Joomla LMS (Sistemi i Menaxhimit të Mësimit). Për më tepër, ofruesi duhet të ketë përvojë në zhvillimin dhe zbatimin e moduleve online të vlerësimit të nevojave për trajnim.
Shuma totale e buxhetit në këtë thirrje për tender është 90,000 euro .
Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është 19 gusht 2024, ora 16:00 CEST.
Ky aktivitet organizohet në kuadër të projektit “Mbështetja e Reformës së Administratës Publike në nivel vendor në Shqipëri” zbatuar nga Qendra e Ekspertizës për Qeverisjen në shumë nivele pranë Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale, me mbështetjen financiare të Republikës Federale të Gjermanisë. Projekti synon të forcojë kuadrin institucional për trajnimin e zyrtarëve vendorë dhe përfaqësuesve të zgjedhur, të zhvillojë kapacitetet e Njësive të Qeverisjes Vendore për menaxhimin efektiv të burimeve njerëzore dhe të nxisë pjesëmarrjen kuptimplotë të qytetarëve.