IDENTIFIKOHU

“Nepunesit Civil” ne kuptim te ketij ligji jane ata nepunes te institucioneve te administrates publike te nivelit qendror apo vendor, te cilet ushtrojne autoritetin publik, ne detyra te natyres drejtuese, organizuese, mbikqyrese apo ekzekutuese, percaktuar sipas nenit 11 te ligjit te Statusit te Nepunesit Civil

Hyr Trajnime Pyetje per Trajnim Regjistrohuni
Regjistrohu/Profil  
Albanian English

Në zbatim të Kodit të Punës të Republikës së Shqipërisë, të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 526, datë 29.07.2022, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje”, të urdhrit nr. 92, datë 05.06.2024, “Për një ndryshim në urdhrin nr. 157, datë 29.09.2022, “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje”, si dhe të Ligjit Nr. 107/2021 “Për Bashkëqeverisjen”,

Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje shpall konkurimin për vende të lira pune në pozicionet:

(1) Koordinator, në Drejtorinë e Monitorimit të Sistemit të Qarkullimit të Dokumentave me Nënshkrim Elektronik (SQDNE), në Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

a. Monitoron Sistemin e Qarkullimit të Dokumentave me Nënshkrim Elektronik (SQDNE) dhe raporton sipas kërkesës së titullarëve mbi zbatimin e afateve për lëvrimin e shërbimit të aplikimeve dhe ndërveprimin midis institucioneve për dokumenta shoqëruese në varësi të institucionit që mbikqyr.

b. Koordinon dhe bashkërendon punën në përditshmëri me kabinetet e ministrive që mbikqyrin dhe titullarët e institucioneve, si dhe sekretarët e përgjithshëm.

c. Përpilon raporte ditore, javore, mujore dhe vjetore dhe memo informative, kur kërkohen nga Drejtori i Drejtorisë apo Drejtori i Përgjithshëm.

d. Vlerëson performacën e Institucioneve që mbikqyr, lidhur me respektimin e afateve të lëvrimit të shërbimit , rspektimin e afateve të shkëmbimit të dokumentave shoqëruese , si dhe informon apo sinjalizon Drejtorin e Drejtorisë mbi problematikat e konstatuara.

e. Bashkëpunon me koordinatorët e ministrive të drejtorive të tjera për mbarvajtjen dhe mbikqyrjen e afateve.

f. Mban një database të rregullt duke regjistruar në të, të gjitha aplikimet e ardhura në atë institucion, duke i ndjekur ato deri në kthimin e përgjigjeve pranë qytetarëve.

g. Mban kontakte të vazhdueshme me Drejtorin e Drejtorisë mbi ecurinë e punës dhe raporton tek ai.

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

• Të ketë mbaruar studimet universitare në fushën e shkencave juridike ose ekonomike dhe të ketë diplomë të nivelit “Master Shkencor”. Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.

• Të ketë minimalisht 3 vite përvojë pune. 

• Parapëlqehen kandidatët me përvojë në administratën publike.

• Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze.

• Të ketë aftësi të mira komunikuese, të bashkëpunimit dhe të punës në grup.

• Të mos jetë i/e dënuar me vendim të formës së prerë.

• Të mos jetë larguar nga detyrat e mëparshme me masë ndëshkimore. 

PAGA PËR POZICIONIN: Kategoria (III-1)

PARAQITJA E DOKUMENTEVE:

Kandidati duhet të paraqesë në Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje në adresën:

Kryeministria, bulevardi "Dëshmorët e Kombit".nr.1, Tiranë ose në adresën e e-mail-it: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it., këto dokumente:

- Letër interesi për pozicionin.

- CV.

- Fotokopje të noterizuar të diplomës dhe listës së notave.

- Fotokopje të librezës së punës.

- Fotokopje të noterizuar të certifikatave të kualifikimit (nëse ka).

- Vërtetim të gjendjes gjyqësore.

- Dy letra rekomandimi.

- Dëshmi penaliteti.

- Vërtetim të gjendjes shëndetësore.

- Numër kontakti dhe adresë e-mail-i.

* Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda datës 20 shtator 2024, ora 14:00 sjell skualifikim të kandidatit. 

___________________________________________________________________________________________________________________________________________________

(1) Koordinator Ndërmjetës, Drejtoria e Bashkëqeverisjes me Qytetarët

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

a. Me autorizim të Drejtorit të Përgjithshëm përfaqëson ADB-në në proceset e ndërmjetësimit mes palëve të interesuara, personave fizikë ose juridikë privatë dhe institucionit të administratës shtetërore përgjegjës për shqyrtimin e ankesave të tyre nëse pas shqyrtimit të tyre, ankuesi nuk është i kënaqur me zgjidhjen e ofruar, vetëm për çështjet të cilat janë trajtuar apo po trajtohen nga platforma “ Për Shqipërinë që duam” ;

b. Shqyrton kërkesat për ndërmjetësim të ardhura nga qytetarë apo institucione, për problematikat që  kanë të bëjnë me anën juridike dhe i rekomandon Drejtorit të Përgjithshëm nëse këto çështje mund/duhet ose jo, të shkojnë në proces ndërmjetësimi;

c. Merr pjesë në procesin e hartimit të dokumentacionit tip të procedurave për realizimin e procesit të ndërmjetësimit, si dhe përgatitjen e marrëveshjes së ndërmjetësimit, duke e ndjekur procesin deri në nënshkrimin e marrëveshjes nga palët;

d. Siguron pjesëmarrjen si përfaqësues i institucionit, pranë gjykatave të shkallëve respektive në gjykimin e mosmarrëveshjeve duke përdorur të gjitha mjetet e mbrojtjes që garanton ligji, në të gjitha proceset gjyqësore për çështjet të cilat janë objekt i ndërmjetësimit;

e. Përpilon raporte dhe memo informative për Drejtorin e Drejtorisë së Bashkëqeverisjes me Qytetarët dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë;

f. Ruan konfidencialitetin dhe paanëshmërinë në lidhje me çështjet që janë objekt shqyrtimit ose kanë filluar si procedura ndërmjetësimi;

g. Mban kontakte të vazhdueshme me Drejtorin e Drejtorisë së Bashkëqeverisjes me Qytetarët dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë;

h. Jep propozime mbi procese institucionale apo legjislative në përmirësimin e qeverisjes dhe të ofrimit të shërbimit për qytetarët.

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

• Të ketë mbatuar studimet universitare në fushën e shkencave juridike dhe të ketë diplomë të nivelit “Master Shkencor”. Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.

• Të ketë përvojë pune mbi 5 vjet në administratën publike, ose në ushtrim të profesionit të avokatisë;

• Preferohen kandidatët të cilët kanë eksperienca në përfaqësimin e institucioneve pranë gjykatave të shkallëve respektive në gjykimin e mosmarrëveshjeve, konflikte gjyqësore;

• Të ketë aftësi të mira negociuese, raportuese, si dhe të jetë i/e aftë për të kryer analiza të thelluara mbi trajtimin e çështjeve objekt i punës së tij/saj;

• Të ketë aftësi në vendosjen dhe ruajtjen e marrëdhënieve efektive të punës me institucionet e administratës shtetërore, agjencitë publike, punonjësit dhe publikun;

• Të zotërojë gjuhën angleze;

• Të mos jetë larguar nga detyrat e mëparshme me masë disiplinore;

• Të mos jetë i/e dënuar me vendim të formës së prerë;

• Vërtetim nga gjykata dhe prokuroria që nuk është në ndjekje penale;

PAGA PËR POZICIONIN: Kategoria (III-1)

PARAQITJA E DOKUMENTEVE

Kandidati duhet të paraqesë në Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje në adresën:

Kryeministria, bulevardi "Dëshmorët e Kombit".nr.1, Tiranë ose në adresën e e-mail-it: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it., këto dokumente:

• Letër interesi për pozicionin;

• CV;

• Fotokopie të noterizuar të diplomës dhe listës së notave;

• Fotokopje të librezës së punës;

• Fotokopje të noterizuar të certifikatave të kualifikimit (nëse ka) ;

• Vërtetim të gjendjes gjyqësore;

• Dy letra rekomandimi;

• Dëshmi penaliteti;

• Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

• Numër kontakti dhe adresë e-mail-i.

* Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda datës 20 shtator 2024, ora 14:00 sjell skualifikim të kandidatit. 

__________________________________________________________________________________________________________________________________________________

(1) Koordinator i atashuar pranë Ministrisë, Drejtoria e Bashkëqeverisjes me Biznesin

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

a. Proceson nga sistemi i menaxhimit të ankesave, ankesat e regjistruara në faqen https://www.shqiperiaqeduam.al dhe të gjitha rastet për kategoritë e paraqitura në platformën e bashkëqeverisjes (sipas institucionit ku është i/e atashuar); 

b. Sigurohet për menaxhimin në kohë, brenda afateve dhe me përgjegjshmëri të të gjitha rasteve të ardhura nga platforma dhe protokollin/et e institucionit si dhe adresimin dhe zgjidhjen e problematikave; 

c. Koordinon dhe bashkërendon punën dhe korrespondencën me institucionin ku do të jetë i atashuar;

d. Bashkëpunon ngushtësisht me koordinatorin në Kryeministri që mbikqyr punën e tij/saj;

e. Jep kontibut parësor në përpilimin e raporteve javore; 

f. Jep kontribut parësor mbi rastet të cilat kanë nevojë për hetim të thelluar;

g. Jep propozime mbi procese institucionale apo legjislative në përmirësimin e qeverisjes dhe të ofrimit të shërbimeve dhe klimës për biznesin;

h. Kontribuon dhe bashkëpunon me kolegët për realizimin e aktiviteteve lidhur me promovimin e Platformës së Bashkëqeverisjes;

i. Përpilon raporte dhe memo informative për Drejtorin e Drejtorisë dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë;

j. Mban kontakte të vazhdueshme me eprorët e institucionit ku do jetë i atashuar për ecurinë e punës.

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

• Të ketë mbaruar studimet universitare në fushën e shkencave juridike ose ekonomike dhe të ketë diplomë të nivelit “Master Shkencor”. Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.

• Të ketë minimalisht 3 vite përvojë pune. 

• Parapëlqehen kandidatët me përvojë në administratën publike.

• Të ketë aftësi të mira raportuese dhe të jetë i/e aftë për të kryer analiza të thelluara mbi trajtimin e çështjeve.

• Të jetë njohës/e i proceseve dhe infrastrukturës ligjore dhe institucionale në institucionin ku është i atashuar.

• Të ketë aftësi të mira komunikuese, të bashkëpunimit dhe të punës në grup.

• Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze.

• Të mos jetë i/e dënuar me vendim të formës së prerë.

• Të mos jetë larguar nga detyrat e mëparshme me masë ndëshkimore. 

PAGA PËR POZICIONIN: Kategoria (III-1)

PARAQITJA E DOKUMENTEVE

Kandidati duhet të paraqesë në Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje në adresën:

Kryeministria, bulevardi "Dëshmorët e Kombit".nr.1, Tiranë ose në adresën e e-mail-it: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it., këto dokumente:

• Letër interesi për pozicionin;

• CV;

• Fotokopje të noterizuar të diplomës dhe listës së notave;

• Fotokopje të librezës së punës;

• Fotokopje të noterizuar të certifikatave të kualifikimit (nëse ka);

• Vërtetim të gjendjes gjyqësore;

• Dy letra rekomandimi;

• Dëshmi penaliteti;

• Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

• Numër kontakti dhe adresë e-mail-i.

* Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda datës 20 shtator 2024, ora 14:00 sjell skualifikim të kandidatit.