IDENTIFIKOHU

“Nepunesit Civil” ne kuptim te ketij ligji jane ata nepunes te institucioneve te administrates publike te nivelit qendror apo vendor, te cilet ushtrojne autoritetin publik, ne detyra te natyres drejtuese, organizuese, mbikqyrese apo ekzekutuese, percaktuar sipas nenit 11 te ligjit te Statusit te Nepunesit Civil

Hyr Trajnime Pyetje per Trajnim Regjistrohuni
Regjistrohu/Profil  
Albanian English

SHPALLJE VENDI VAKANT PËR POZICIONIN:

EKSPERT, SEKTORI I DEKORIMEVE DHE CEREMONIALIT, KLASA III-1

Në mbështetje të Ligjit nr. 93/2022, “Për dekoratat në Republikën e Shqipërisë”, dhe të dispozitave të Kodit të Punës të Republikës së Shqipërisë, të miratuar me Ligjin nr. 7961, datë 12.07.1995, të ndryshuar, Urdhrit të Kryeministrit nr. 88, datë 20.06.2025 “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Kancelarisë së Urdhrave dhe Medaljeve”, si dhe në përputhje me aktet nënligjore në fuqi njoftohet hapja e pozicionit të lirë të punës si vijon:

 

1. TË DHËNAT PËR POZICIONIN E PUNËS

Emërtesa e pozicionit: Ekspert 

Institucioni: Kancelaria e Urdhrave dhe Medaljeve 

Sektori: Sektori i Dekorimeve dhe Ceremonialit

Raporton tek: Kancelari dhe zëvendëskancelari

 

2. DETYRAT KRYESORE 

• Përgatit aktet shkresore dhe dokumentacionin ligjor, shqyrton dhe adreson korrespondencat shkresore me institucionet publike ose persona të tretë;

• Jep këshilla ligjore për strukturat e brendshme dhe ndihmon në zgjidhjen e çështjeve ligjore;

• Harton aktet shkresore drejtuar autoritetit propozues për plotësimin e dokumentacionit në rastet kur propozimi nuk është i plotë dhe komunikon në formë shkresore lidhur me arsyet e refuzimit;

• Ndjek zhvillimet ligjore apo ndryshimet në legjislacion që ndikojnë institucionin dhe siguron që veprimet dhe dokumentet e institucionit të jenë në përputhje me legjislacionin në fuqi;

• Përfaqëson institucionin në gjykata ose para autoriteteve të tjera kur kërkohet;

• Përgatit aktet e brendshme të detyrueshme për realizimin e funksioneve të institucionit;

• Përgatit aktet shkresore dhe dokumentacionin e plotë për mbledhjet e Kolegjit të Urdhrave dhe Medaljeve;

• Harton dhe përgatit dokumentacionin e nevojshëm për proceset e prokurimit dhe siguron që procedurat e prokurimit të kryhen sipas legjislacionit dhe rregulloreve të miratuara, duke mbajtur procesin transparent dhe të rregullt.

• Ndjek zbatimin e kontratave të prokurimit, duke siguruar përputhshmërinë me kushte dhe afate të përcaktuara dhe raportimin mbi çdo ndryshim të mundshëm.

• Harton dokumente administrative të nevojshme për proceset e brendshme, si raportet, vendimet dhe aktet administrative.

• Siguron që të gjitha aktivitetet dhe proceset administrative të jenë në përputhje me legjislacionin në fuqi, përfshirë Ligjin nr. 90/2012 "Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore", ligjet e tjera përkatëse dhe aktet nënligjore.

• Është përgjegjës për mbikëqyrjen e proceseve administrative, duke përfshirë menaxhimin e dokumenteve, shqyrtimin e ankesave dhe kërkesave, mbikëqyrjen e marrëdhënieve me palët e tjera dhe sigurinë që procedurat administrative të realizohen me transparencë dhe në përputhje me ligjin.

• Kryen çdo detyrë shtesë që lidhet me funksionimin e Kolegjit, në përputhje me udhëzimet e Kryetarit dhe ligjin në fuqi.

 

3. KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI 

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme si më poshtë: 

a. Të kenë shtetësinë shqiptare; 

b. Të gëzojnë zotësi të plotë për të vepruar; 

c. Të gëzojnë integritet moral dhe profesional; 

d. Të plotësojë kërkesat e posaçme për nivelin e arsimit, përvojës dhe kërkesat e tjera të posaçme për kategorinë, klasën, grupin dhe pozicionin përkatës;

e. Të jetë i aftë për punë; 

f. Të mos jenë të dënuar me një vendim gjykate të formës së prerë; 

g. Të mos i jetë hequr e drejta e ushtrimit të detyrës në administratën publike me vendim gjyqësor të formës së prerë; 

h. Të mos jetë larguar për shkelje disiplinore nga administrata publike, si dhe të mos ketë masë disiplinore në fuqi të rëndë sipas Kodit të Punës; 

i. Të mos ketë konflikt interesi me detyrën ose funksionin që do të kryejë.

 

4. KËRKESAT E VEÇANTA

Arsimi: Të zotëroje diplomë Master Shkencor ose Master Profesional në Shkenca Juridike.

Përvoja: Të ketë minimalisht 3 vite përvojë pune në profesion.

Të tjera

• Të zotërojë njohuri shumë të mira praktike në përdorimin e kompjuterit dhe të programeve aplikative;

• Të zotërojë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze, preferohen edhe gjuhë të tjera të BE, shoqëruar me dëshmitë përkatëse.

• Të ketë aftësi analitike dhe krijuese për zgjidhjen e situatave komplekse.

• Aftësi vet-motivuese për të punuar i pavaruar brenda afateve kohore të ngushta në një mjedis pune intensiv, me qëllim përgatitjen e dokumenteve administrative.

 

5. FUSHA KRYESORE MBI TË CILËN BAZOHET KONKURIMI:

- Kushtetuta e Republikës së Shqiperise; 

- Kodi i Punës 

- Kodi i Procedurave Administrative 

- Ligji nr.93/2022, “Për dekoratat në Republikën e Shqipërisë”

- Ligjin nr.9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike; 

- Ligjin nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit” i ndryshuar; 

- Ligjin nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” 

- Ligjin nr. 9367, datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar; 

- Ligjin nr.9049, datë 10.4.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë” i ndryshuar; 

 

6. DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

- Kandidatët e interesuar paraqesin kërkesën brenda afateve të përcaktuara pranë zyrës së protokollit të Kancelarisë së Urdhrave dhe Medaljeve dhe kërkesa shoqërohet me:

a. Jetëshkrim i aplikantit; 

b. Fotokopje të diplomës. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit; 

c. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë); 

d. Fotokopje të letërnjoftimit (ID); 

e. Vërtetim të gjendjes shëndetësore; 

f. Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore/Dëshmi Penaliteti; 

g. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhet në zyrën e protokollit të Kancelarisë me adresë: Adresa: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Nr.1, Godina e Kryeministrisë, Tiranë. Kandidatët e interesuar paraqesin kërkesën për aplikim, dokumentacionin si më sipër dhe dokumentacionin vërtetues brenda dates 12.09.2025.