SHPALLJE VENDI VAKANT PËR POZICIONIN:
EKSPERT, SEKTORI I DEKORIMEVE DHE CEREMONIALIT, KLASA II-1
Në mbështetje të Ligjit nr. 93/2022, “Për dekoratat në Republikën e Shqipërisë”, dhe të dispozitave të Kodit të Punës të Republikës së Shqipërisë, të miratuar me Ligjin nr. 7961, datë 12.07.1995, të ndryshuar, Urdhrit të Kryeministrit nr. 88, datë 20.06.2025 “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Kancelarisë së Urdhrave dhe Medaljeve”, si dhe në përputhje me aktet nënligjore në fuqi njoftohet hapja e pozicionit të lirë të punës si vijon:
1. TË DHËNAT PËR POZICIONIN E PUNËS
Emërtesa e pozicionit: Ekspert
Institucioni: Kancelaria e Urdhrave dhe Medaljeve
Sektori: Sektori i Dekorimeve dhe Ceremonialit
Raporton tek: Kancelari dhe zëvendëskancelari
2. DETYRAT KRYESORE
• Vlerësimin e përmbushjes së kritereve formale dhe materiale të propozimeve për dekorim të përcjella nga autoritetet përkatëse, nëpërmjet shqyrtimit të dosjeve të kandidaturave për dekorim, të përcjella nga autoritetet përkatëse;
• Verifikon nëse akti i propozimit i përmban të gjitha elementet formale të kërkuara nga ligji, duke hartuar për këtë qëllim raportin përkatës të cilin ia dorëzon Kancelarit.
• Këshillon dhe i jep mendim të arsyetuar Kancelarit për dekorimet e shtetasve të huaj, dekorimet e shtetasve shqiptarë nga shtete të tjera, mbajtjen publike nga shtetas shqiptarë, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, të dekoratave të huaj dhe reciprocitetin e shkëmbimit të dekoratave për arsye ceremoniale;
• Përgatitja e dokumenteve të nevojshme dhe raporteve që do të dërgohen në Kolegjin për miratimin e kandidaturave për dekorim.
• Përgatit aktet e brendshme të detyrueshme për realizimin e funksioneve të institucionit;
• Siguron që të gjitha aktivitetet dhe proceset administrative të jenë në përputhje me legjislacionin në fuqi, përfshirë Ligjin nr. 90/2012 "Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore", ligjet e tjera përkatëse dhe aktet nënligjore.
• Është përgjegjës për mbikëqyrjen e proceseve administrative, duke përfshirë menaxhimin e dokumenteve, shqyrtimin e ankesave dhe kërkesave, mbikëqyrjen e marrëdhënieve me palët e tjera dhe sigurinë që procedurat administrative të realizohen me transparencë dhe në përputhje me ligjin.
3. KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme si më poshtë:
a. Të kenë shtetësinë shqiptare;
b. Të gëzojnë zotësi të plotë për të vepruar;
c. Të gëzojnë integritet moral dhe profesional;
d. Të plotësojë kërkesat e posaçme për nivelin e arsimit, përvojës dhe kërkesat e tjera të posaçme për kategorinë, klasën, grupin dhe pozicionin përkatës;
e. Të jetë i aftë për punë;
f. Të mos jenë të dënuar me një vendim gjykate të formës së prerë;
g. Të mos i jetë hequr e drejta e ushtrimit të detyrës në administratën publike me vendim gjyqësor të formës së prerë;
h. Të mos jetë larguar për shkelje disiplinore nga administrata publike, si dhe të mos ketë masë disiplinore në fuqi të rëndë sipas Kodit të Punës;
i. Të mos ketë konflikt interesi me detyrën ose funksionin që do të kryejë.
4. KËRKESAT E VEÇANTA
Arsimi: Të zotëroje diplomë Master Shkencor ose Master Profesional në Shkenca Juridike.
Përvoja: Të ketë minimalisht 3 vite përvojë pune në profesion.
Të tjera:
• Të zotërojë njohuri shumë të mira praktike në përdorimin e kompjuterit dhe të programeve aplikative.
• Të zotërojë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze, preferohen edhe gjuhë të tjera të BE, shoqëruar me dëshmitë përkatëse.
• Të ketë aftësi analitike dhe krijuese për zgjidhjen e situatave komplekse.
• Aftësi vetëmotivuese për të punuar i pavaruar brenda afateve kohore të ngushta në një mjedis pune intensiv, me qëllim përmbushjen e detyrave.
5. FUSHA KRYESORE MBI TË CILËN BAZOHET KONKURIMI:
- Kushtetuta e Republikës së Shqiperise;
- Kodi i Punës
- Kodi i Procedurave Administrative
- Ligji nr.93/2022, “Për dekoratat në Republikën e Shqipërisë”
- Ligjin nr.9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike;
- Ligjin nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit” i ndryshuar;
- Ligjin nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”
- Ligjin nr. 9367, datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar;
- Ligjin nr.9049, datë 10.4.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë” i ndryshuar;
6. DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
- Kandidatët e interesuar paraqesin kërkesën brenda afateve të përcaktuara pranë zyrës së protokollit të Kancelarisë së Urdhrave dhe Medaljeve dhe kërkesa shoqërohet me:
a. Jetëshkrim i aplikantit;
b. Fotokopje të diplomës. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
c. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e. Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
f. Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore/Dëshmi Penaliteti;
g. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhet në zyrën e protokollit të Kancelarisë me adresë: Adresa: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Nr.1, Godina e Kryeministrisë, Tiranë. Kandidatët e interesuar paraqesin kërkesën për aplikim, dokumentacionin si më sipër dhe dokumentacionin vërtetues brenda dates 12.09.2025.