Bazuar në Ligjin Nr. 8549, datë 11/11/1999, “Statusi i Nëpunësit Civil”, Këshilli i Ministrave, raporton në Kuvendin e Shqipërisë, për:
- Menaxhimin e shërbimit civil në institucionet e administratës qendrore(ministritë e linjës dhe Kryeministri) dhe udhëheqjen e reformës në këtë fushë;
- Reformën funksional - strukturore të institucioneve të administratës publike;
- reformën në fushën e pagave për të gjithë punonjësit e administratës publike;
- rritjen e kapaciteteve të burimeve njerëzore;
- hartimin dhe vënien në efiçencë të Regjistrit Qendror të Punonjësve të Administratës Publike.