IDENTIFIKOHU

“Nepunesit Civil” ne kuptim te ketij ligji jane ata nepunes te institucioneve te administrates publike te nivelit qendror apo vendor, te cilet ushtrojne autoritetin publik, ne detyra te natyres drejtuese, organizuese, mbikqyrese apo ekzekutuese, percaktuar sipas nenit 11 te ligjit te Statusit te Nepunesit Civil

Hyr Trajnime Pyetje per Trajnim Regjistrohuni
Regjistrohu/Profil  
Albanian English

Reforma ne administraten publike ka filluar me miratimin nga qeveria te Strategjise per Reformen Institucionale dhe te Administrates Publike ne vitin 1999. Pjesa me e rendesishme e kesaj reforme lidhet me reformen ne sherbimin civil ne Shqiperi, e filluar ne vitin 1999 me miratimin e ligjit nr. 8549 date 11.11.1999 “Statusi i nepunesit civil”. Gjate gjysmes se pare te vitit 2000 eshte plotesuar kuadri i nevojshem ligjor per funksionimin e te gjithe kesaj skeme dhe ne korrik 2000 eshte realizuar testimi i pare per rekrutimin e nepunesve civile. Me qellim implementimin dhe zbatimin e ligjit u krijuan disa institucione te reja dhe u forcuan ato ekzistuese. U forcua Departamenti i Administrates Publike ne Keshillin e Ministrave dhe u percaktuan kompetencat e tij ne fushen e menaxhimit te burimeve njerezore dhe me gjere (pergatitja per miratim e strukturave dhe organikave te ministrive dhe institucioneve te tjera te ekzekutivit, kompetencat ne fushen e pagave etj). Ne te njejten kohe u krijua edhe Komisioni i Sherbimit Civil si nje institucion i pavarur, me detyren e zgjidhjes se ankesave dhe mbikeqyrjen e zbatimit te ligjit. Formimi dhe zhvillimi i nepunesve ne periudhe prove apo tashme te konfirmuar i eshte besuar prej kater vjetesh Institutit te Trajnimit te Administrates Publike, administrimi financiar i te cilit ka njohur se fundi zhvillime te rendesishme.