IDENTIFIKOHU

“Nepunesit Civil” ne kuptim te ketij ligji jane ata nepunes te institucioneve te administrates publike te nivelit qendror apo vendor, te cilet ushtrojne autoritetin publik, ne detyra te natyres drejtuese, organizuese, mbikqyrese apo ekzekutuese, percaktuar sipas nenit 11 te ligjit te Statusit te Nepunesit Civil

Hyr Trajnime Pyetje per Trajnim Regjistrohuni
Regjistrohu/Profil  
Albanian English

DAP priti në 12 maj një grup të rinjsh të Departamentit Pedagogji Psikologji, të Fakultetit të Shkencave Sociale.

Të orientuar nga pedagogët Dr. Valbona Habili Sauku dhe Dr. Migena Buka, në kuadër të informimit lidhur me rolin e Psikologut Organizacional dhe Lëndës Sjellje në Organizatë, DAP informoi të pranishmit në tryezë për mënyrat e ndryshme të punësimit të të rinjve në administratën publike, nëpërmjet procedurave të rekrutimit në shërbimin civil, thirrjeve të dedikuara të ekselentëve, programit të “Praktikave Kombëtare të Punës” etj.

Gjatë bashkëbisedimit u diskutua gjithashtu edhe për praktikat e burimeve njerëzore, procesin e vlerësimit të performancës, procesin e trajnimit dhe zhvillimit në administratën publike.

DAP vlerësoi dëshirën dhe vullnetin e të rinjve të talentuar për t’u përfshirë në administratën publike duke i ftuar të aplikojnë në shpalljet që publikohen herë pas here në faqen zyrtare www.dap.gov.al.

Pjesëmarrësit në takim evidentuan rëndësinë e rolit të Psikologut Organizacional në institucionet shtetërore.

“Psikologjia organizacionale si profesion, mund të jetë një nga karrierat potenciale  në të ardhmen, por që shihet si një profil, i cili ndryshe nga shumë profile të fushës së psikologjisë nuk ekziston në tregun e punës, me gjithë rëndësinë e tij, në mënyrë të veçantë në këtë periudhë sa sfiduese dhe stresuese për të gjithë në çdo institucion, organizatë, kompani, agjenci apo koorporatë në Shqipëri”. - u shprehën pedagoget e Fakultetit të Shkencave Sociale.