“Nepunesit Civil” ne kuptim te ketij ligji jane ata nepunes te institucioneve te administrates publike te nivelit qendror apo vendor, te cilet ushtrojne autoritetin publik, ne detyra te natyres drejtuese, organizuese, mbikqyrese apo ekzekutuese, percaktuar sipas nenit 11 te ligjit te Statusit te Nepunesit Civil
Hyr Trajnime Pyetje per Trajnim RegjistrohuniReforma ne administraten publike ka filluar me miratimin nga qeveria te Strategjise per Reformen Institucionale dhe te Administrates Publike ne vitin 1999. Pjesa me e rendesishme e kesaj reforme lidhet me reformen ne sherbimin civil ne Shqiperi, e filluar ne vitin 1999 me miratimin e ligjit nr. 8549 date 11.11.1999 “Statusi i nepunesit civil”. Gjate gjysmes se pare te vitit 2000 eshte plotesuar kuadri i nevojshem ligjor per funksionimin e te gjithe kesaj skeme dhe ne korrik 2000 eshte realizuar testimi i pare per rekrutimin e nepunesve civile. Me qellim implementimin dhe zbatimin e ligjit u krijuan disa institucione te reja dhe u forcuan ato ekzistuese. U forcua Departamenti i Administrates Publike ne Keshillin e Ministrave dhe u percaktuan kompetencat e tij ne fushen e menaxhimit te burimeve njerezore dhe me gjere (pergatitja per miratim e strukturave dhe organikave te ministrive dhe institucioneve te tjera te ekzekutivit, kompetencat ne fushen e pagave etj). Ne te njejten kohe u krijua edhe Komisioni i Sherbimit Civil si nje institucion i pavarur, me detyren e zgjidhjes se ankesave dhe mbikeqyrjen e zbatimit te ligjit. Formimi dhe zhvillimi i nepunesve ne periudhe prove apo tashme te konfirmuar i eshte besuar prej kater vjetesh Institutit te Trajnimit te Administrates Publike, administrimi financiar i te cilit ka njohur se fundi zhvillime te rendesishme.
Reforma ne administraten publike ka filluar me miratimin nga qeveria te Strategjise per Reformen Institucionale dhe te Administrates Publike ne vitin 1999. Pjesa me e rendesishme e kesaj reforme lidhet me reformen ne sherbimin civil ne Shqiperi, e filluar ne vitin 1999 me miratimin e ligjit nr. 8549 date 11.11.1999 “Statusi i nepunesit civil”. Gjate gjysmes se pare te vitit 2000 eshte plotesuar kuadri i nevojshem ligjor per funksionimin e te gjithe kesaj skeme dhe ne korrik 2000 eshte realizuar testimi i pare per rekrutimin e nepunesve civile. Me qellim implementimin dhe zbatimin e ligjit u krijuan disa institucione te reja dhe u forcuan ato ekzistuese. U forcua Departamenti i Administrates Publike ne Keshillin e Ministrave dhe u percaktuan kompetencat e tij. Eshte fjala kryesisht per kompetencat ne fushen e menaxhimit te burimeve njerezore si dhe funksione te tjera te lidhura ngushte me menaxhimin e sherbimit civil por dhe me gjere me reformen ne administraten publike (konkretisht pergatitja per miratim e strukturave dhe organikave te ministrive dhe institucioneve te tjera te ekzekutivit, kompetencat ne fushen e pagave etj). Ne te njejten kohe u krijua edhe Komisioni i Sherbimit Civil si nje institucion i pavarur, me detyren e zgjidhjes se ankesave dhe mbikqyrjen e zbatimit te ligjit.
Viti 2002 ka qene vit i stabilizimit te zbatimit te ligjit. Arritjet ne proçesin e zbatimit te ligjit deshmojne edhe njehere per rolin e pazevendesueshem te Kryeministrit dhe gjithe kabinetit qeveritar ne mbeshtetjen dhe ne zhvillimin e metejshem te reformes, rol qe vazhdimisht theksohet edhe nga eksperienca e vendeve europiane te zhvilluara e me tradite ne fushen e administrates publike. Ky vit, i karakterizuar nga ndryshimet e shpeshta te kabinetit qeveritar, deshmoi se administrata publike ka filluar te funksionoje sipas standardeve europiane, duke krijuar ne kete menyre bazen reale per fillimin e proçesit te integrimit europian te Shqiperise.